Ministria e Tregtisë vendos taksa për bllokat e Serbisë

Ministria e Tregtisë vendos taksa për bllokat e Serbisë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim për ndalimin e produkteve ndërtimore që importohen nga Serbia.

“Vendosja e masës së përkohshme për 2 cent në bllok dhe Tavanore-Fert Monte të materialit ndërtimor në produktet “Bllok që importohen nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në vendim.

Ndër tjerash në këtë vendim thuhet se Dogana e Kosovës është e udhëzuar që të ndërmarr të gjitha masat mbrojtëse dhe prodhuese të materialit ndërtimor me bazë nga argjili.

Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga dita e sotme.

Kujtojmë se kjo Ministri kishte vendosur taksë edhe ndaj importit të miellit, vendim që ishte parë i padobishëm nga Federata e Bujqve të Kosovës. /Insajderi.com