Komunat të gatshme

Ministria vendosë ta mbajë Testin e Arritshmërisë për klasët e nënta

Testi i Arritshmërisë për klasët e nënta mbahet me 23 qershor. Testi i Maturës ende nuk dihet.

Ministria vendosë ta mbajë Testin e Arritshmërisë për klasët e nënta

Është vendosur që do të mbahet Testi i Arritshmërisë për klasët e nënta me 23 qershor, përkundër situatës me COVID-19, njofton Insajderi.

Faktor kyç për vendimin që të mbahet testimi për këto klasë kanë qenë drejtoritë komunale të arsimit, përfaqësuesit e së cilave janë shprehur të gatshme për të organizuar testimin, duke deklaruar se i kanë mundësitë që të zbatojnë masat mbrojtëse të kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky vendim u mor pas një takimi që Ministria e Arsimit organizoi pikërisht për këtë çështje me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtorët e departamenteve të MASh-tit, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Gjatë takimit, u diskutua edhe për përgatitjet që janë bërë për Testin e Maturës dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, megjithatë u konstatua se vendimet do të merren konform rrethanave pandemike.