Ministri i Mbrojtjes: Ndarja nga jeta e nënkolonel Skender Hajdarit, na tronditi të gjithëve

Ministri i Mbrojtjes: Ndarja nga jeta e nënkolonel Skender Hajdarit, na tronditi të gjithëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së nënkolonelit, Skender Hajdari, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se vdekja e Hajdarit tronditi të gjithë, dhe se ai ishte personalitet me vlera të larta kombëtare, qoftë si luftëtar i UÇK-së, intelektual apo ushtarak i TMK-së, e FSK-së.

Hajdari ndërroi jetë të martën, afër tij është gjetur një pistoletë me revole.

Lajmin për vdekjen e tij e kishte ndarë edhe kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Telegrami:

”E dashura familje Hajdari,

Të nderuar, bashkëveprimtarë, bashkëvendës, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të nënkolonel Hajdarit,

Dje na tronditi të gjithëve lajmi i hidhur për ndarjes tragjike nga jeta e nënkolonel Skender Hajdarit.

Në cilësi të ministrit të Mbrojtjes dhe si bashkëpunëtor i tij, shprehë dhembjen e thellë për humbjen e madhe jo vetëm për familjen por edhe për institucionet shtetërore dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.

Nënkolonel Hajdari si personalitet me vlera të larta kombëtare, qoftë si luftëtar i UÇK-së, si intelektual dhe ushtarak profesionist i TMK-së e FSK-së, dha shumë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së, Ministrisë së Mbrojtjes dhe vendit në përgjithësi. /Insajderi.com