Ministrja Bajrami nuk i përgjigjet ftesës së Komisionit për raportim

Ministrja Bajrami nuk i përgjigjet ftesës së Komisionit për raportim

Raportimi i ministres së Financave, Hykmete Bajrami, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere për masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik, është shtyrë për të mërkurën e ardhshme, pasi ministrja Bajrami nuk i është përgjigjur ftesës edhe pse kishte deleguar zëvendësin e saj, Agim Krasniqin, transmeton Insajderi.

Në këtë Komision është shqyrtuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit lidhur me mundësitë për siguriminë e ujit.

Ndërsa, në rend dite ka qenë edhe shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim të shpejtë ndaj COVID-19.

Po ashtu Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr.07/L-036 për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan. /Insajderi.com