Ministrja britanike për Evropë takohem me Lajçak, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja britanike për Evropë takohem me Lajçak, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja e Britanisë së Madhe për Fqinjësi Evropiane dhe për Amerikën, Wendy Morton, është takuar me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për procesin e negociatave, njofton Insajderi.

Pas takimit me Lajçak, Morton ka dalë me një qëndrim zyrtar sa i përket kësaj çështjeje.

Ajo thotë se i ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takimin e sotëm me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne u pajtuam që të vazhdojmë të punojmë që të kemi mundësi për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit për të përfituar i gjithë rajoni”, ka shkruar Morton në llogarinë e saj në Tëitter. /Insajderi.com