Ministrja e Arsimit: Nuk do të lejohet regjistrimi i studentëve në programe të paakredituara

Ministrja e Arsimit: Nuk do të lejohet regjistrimi i studentëve në programe të paakredituara

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nuk do të lejohet regjistrimi i studentëve në programe të paakredituara.

Madje, ajo tha e kundërta e kësaj do të ketë pasoja penale për institucionet e Arsimit të lartë.

Nagavci u pyet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, në lidhje me mosnjohjen e diplomave të kosovarëve jashtë vendit.

“Diplomat e këtyre studentëve nuk mund të njihen në asnjë vend jashtë Kosovës për studim apo punësim”, tha Nagavci e cila tregoi se çfarë kanë  bërë në këtë drejtim.

“Për këtë janë emëruar dy komisione që kanë dal me rekomandime, por rekomandimet nuk janë implementuar, ende nuk kanë dal me ndonjë veprim”, tha ajo. /Insajderi.com