Ministrja e Drejtësisë takohet me përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

Ministrja e Drejtësisë takohet me përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me përfaqësuesit e Odës së ndërmjetësueseve të Kosovës, Adelina Isufi dhe  Faton Morina.

Aty në takim u diskutua për hartimin e politikave të ndërmjetësimit, që i referohen regjistrit të ndërmjetësuesve por edhe tarifave të tyre.

Haxhiu u shpreh e shqetësuar për vonesën në zbatimin e procedurave ligjore në qëllim të adresimit të obligimeve të parapara me Ligj.

Kjo odë kishte edhe shqetësime të tjera, por ministrja iu ofroi bashkëpunim për të gjitha proceset në të cilat kalojnë. /Insajderi.com