Ministrja e Financave sqaron SMS-in që mashronte qytetarët

Ministrja e Financave sqaron SMS-in që mashronte qytetarët

Gjatë ditës së sotme janë raportuar mesazhe në të cilat thuhet se “nuk jeni përfitues të 130 eurove”, derisa tek disa përfitues të tjerë kanë arritur dy mesazhe nga i njejti numër, duke thënë se pos muajit maj, janë “përfitues” edhe për muajin qershor.

Për këtë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka dhënë sqarim duke thënë se ka ndodhur një gabim teknik nga Ministria e Mirëqenies Sociale.

“Sot, disa qytetarë të Republikës së Kosovës kanë pranuar GABIMISHT një mesazh se janë përfitues të masës 15. Ky GABIM ka ndodhur pasi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përgjegjëse për masën 15 të Pakos Emergjente, ka dërguar listën jo të SAKTË në Ministrinë e Financave. Pasi janë dërguar mesazhet telefonike, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale na ka njoftuar se ka dërguar listën e gabuar. Menjëherë është përmirësuar ky gabim dhe secilit qytetar i është dërguar edhe mesazhi sqaruar dhe kërkim falja”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se këto gabime do të eliminohen dhe do të vazhdohet pagesa në të gjitha pikat.

“Gabimet e tilla do t’i eliminojmë dhe do të vazhdojmë pagesën për të gjitha pikat e Pakos Emergjente”, ka thënë Bajrami. /Insajderi.com/

Postimi i plotë: