Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar Maqedoninë së Veriut me rastin e Ditës Kombëtare të këtij shteti.
Ajo ka vlerësuar lartë raportet bilaterale në mes dy shteteve.
Haradinaj-Stublla, ka theksuar se do të përkushtohet edhe më tej në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve përkatëse.
“Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Maqedonia e Veriut më 9 tetor 2008. Kurse themelimi i marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve është bërë vetëm një javë më pas, më 18 tetor 2020”, thuhet në komunikatën për media.
Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 29-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran. /Insajderi.com