Ministrja e LDK-së ka një kërkesë për Fatmir Limajn

Ministrja e LDK-së ka një kërkesë për Fatmir Limajn

Ministrja Hykmete Bajrami, ka reaguar pas fjalës së kryetarit të Nismës, i cili ftoj deputetët ta votojnë mocionin që rrëzon Qeverinë.

Ajo ka thënë se para se Limaj të kërkoj shpërbërjen e Kuvendit e rrëzimin e Qeverisë, të sqaroj për qytetarët rastin e Homologimit.

“Ju keni qenë ministër i Transportit dhe e keni dhënë Homologimin, i cili vazhdon të ketë monopol në Kosovë. A mund të na sqaroni këtë çështje”, tha ajo.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Limajt, i cili ministres i ka kërkuar debat televiziv për këtë çështje./Insajderi.com