Ministrja e Qeverisë Kurti ua jep në shfrytëzim veturat edhe pas orarit zyrtarëve të saj

Ministrja e Qeverisë Kurti ua jep në shfrytëzim veturat edhe pas orarit zyrtarëve të saj

Zyrtarëve të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, do t’iu lejohet shfrytëzimi i veturave zyrtare edhe pas orarit të punës. Ky vendim është marrur me datën, 10.02.2020 nga ministrja Emilija Rexhepi, shkruan Insajderi.

Në këtë vendim, thuhet se veturat do të përdoren edhe jashtë orarit të punës, deri në një afat të pacaktuar.

Kësisoj, Almir Sahiti, Avdulah Djesviq dhe Merdzan Osmani si këshilltarë, si dhe Memed Veliji, zyrtarë i sigurimit në kabinetin e ministres Rexhepi, do mund t’i vozisin veturat zyrtare edhe gjatë kohës kur nuk janë në punë.

Ndryshe nga kjo, Qeveria në krye me Albin Kurtin, patën premtuar se ata do të jenë qeveri e kursimit. Madje Kurti pati thënë se do të ketë më pak shpenzime në poste.

“Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike, para meje do të jenë 15 ministra dhe jo 22 sa ka qenë më herët. Pra më pak shpenzime në poste. Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit”, kishte thënë Kurti./Insajderi.com