Pasi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u ndezën përsëri, Gjermania dhe Franca u bënë thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë pasi ato aktualisht po “rrezikojnë vërtetë” rrugën e tyre drejt BE-së.
Por në një intervistë ekskluzive me EURACTIV, Ministrja Gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Lührmann e drejtoi gishtin nga Kosova, duke thënë se shtytja e de-përshkallëzimit “vlen edhe për Prishtinën”.
Pavarësisht nga një nismë franko-gjermane e lehtësuar nga BE-ja për të de-përshkallëzuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tensionet u rishfaqën kohët e fundit pas dorëheqjes së të gjithë serbëve etnikë nga institucionet e Kosovës dhe zgjedhjet lokale me një pjesëmarrje më pak se 4% që panë kryetarët shqiptarë etnikë të marrin pozicionet e tyre.
“Të dyja palët duhet të de-përshkallëzohen. Ata me të vërtetë po rrezikojnë të ardhmen e tyre në BE,” tha Anna Lührmann.
Ndërsa theksoi se “të dyja palët duhet të përmbahen nga çdo hap që mund të përshkallëzojë situatën”, ajo e drejtoi veçanërisht gishtin nga Kosova për ruajtjen e anës së saj të pazarit.
“Qeveria e Kosovës duhet të pranojë se kjo nuk vlen vetëm për Beogradin por edhe për Prishtinën. Të dy duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të nxisin një zgjidhje të qëndrueshme diplomatike”, tha ajo.
Kosova është kritikuar për mos shuarjen e tensioneve me Serbinë për zgjedhjet e diskutueshme në veri të vendit, megjithëse komuniteti ndërkombëtar i konsideroi zgjedhjet legjitime.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet si votues dhe kandidatë dhe Prishtina argumenton se kjo ishte zgjedhja e tyre dhe ata zgjodhën të mos marrin pjesë në proceset demokratike.
Ndërkohë, dialogu i mbështetur nga BE midis dy vendeve ka ngecur. Një marrëveshje e vitit 2013 për krijimin e një Asociacioni të Komunave Serbe u shpall jokushtetuese në vitin 2015, me Prishtinën që tha se është e gatshme të shqyrtojë opsione të tjera që përputhen me kushtetutën e vendit. Megjithatë, Serbia dhe Perëndimi vazhdojnë të insistojnë në formimin e saj të menjëhershëm, me pak marrëveshje se si duhet të zbatohet.
Serbia gjithashtu ka dështuar të qëndrojë në anën e saj të marrëveshjes duke ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës, duke lobuar kundër njohjes së Kosovës nga jo-njohësit dhe duke penguar anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
Përfaqësuesit e Kosovës, pra, akuzojnë Perëndimin për standarde të dyfishta.
E pyetur nga EURACTIV, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se arsyeja kryesore e hezitimit të Perëndimit ndaj Serbisë do të ishte se “ka interes për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian, më afër Perëndimit dhe për ta shkëputur atë nga Rusia”.
Beogradi i kërkon BE-së ‘ndihmë’
Ndërkohë, në Beograd, kryeministrja serbe Ana Brnabiç u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të ndihmojnë në ruajtjen e paqes në rajon dhe të qëndrojnë pas marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Po shfrytëzoj rastin sot për të kërkuar nga partnerët tanë nga BE-ja që të na ndihmojnë për të ruajtur paqen dhe për të siguruar që serbët në Kosovë të jetojnë pa frikë nga torturat e përditshme, arrestimet, për të siguruar të paktën parimet themelore të sundimit të ligji në Kosovë”, tha Brnabiq.
“Pra, unë kërkoj që më në fund, pas më shumë se 10 vitesh, të zbatohet Marrëveshja e Brukselit dhe të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe (SMA),” shtoi ajo.