Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm në Kamenicë, ku një person ka vrarë gruan e tij me shufër metalike.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, Haradinaj ka kërkuar që dorasi që vrau 34-vjeçaren në Kamenicë të goditet me çekanin më të fortë nga drejtësia.
Drejtësia të godasë me çekanin më të fortë dorasin që vrau gruan 34 vjeçare, në lule të rinisë së saj.
“Është absolutisht e papranueshme dhuna në familje dhe mostrajtimi i saj. Rastet si i djeshmi në Kamenicë, kërkojnë këndellje shoqërore dhe institucionale”, ka shkruar ajo.
Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit N.M i cili dyshohet se privoi nga jeta gruan e tij me shufër metalike në fashtin Berivojcë të Kamenicës. /Insajderi.com/