
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dhënë detaje të bisedës që kanë pasur sot në video-konferencën me ambasadorët.
Kryediplomatja bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti kishin një bisedë me ambasadorët ku është diskutuar marrëveshja ne mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Uashington, njofton Insajderi.
Po ashtu, Haradinaj, i ka njoftuar ambasadorët për fushëveprimin e ministrisë që ajo drejton.
“I informuam rreth marrëveshjes së arritur në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë nën garancën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si hap i madh pararendës drejt marrëveshjes finale për njohje reciproke. Diskutuam pikat e marrëveshjes së Uashingtonit që ndërlidhen me fushëveprimin e MPJD-së, në veçanti njohjen historike nga Izraeli, dhe implementimin i kësaj marrëveshjeje ditëve në vijim”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj-Stublla.
Ajo ka falënderuar ambasadorët për punën e tyre përkundër gjendjes pandemike.
Me Kryeministrin Hoti dhe Drejtorinë e Përgjithshme të MPJD-së, sot mbajtëm një videokonferencë me Ambasadorët e…
Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Montag, 14. September 2020