Ministrja Haradinaj-Stublla futet në vetizolim

Ministrja Haradinaj-Stublla futet në vetizolim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, është vetizoluar pas kontaktit që ka pasur me një nga nga zyrtarët e ministrisë që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton Insajderi.

Lsjmin për vetëizolimin e saj, e ka bërë të ditur vetë ministrja, e cila me anë të një postimi në llogarinë e saj në Tëitter, ka njoftuar që ka anuluar të jgitha aktivitetet e parapara dhe do të vazhdojë punën nga shtëpia, derisa të marrë rezultatin e testimit.

“Pas kontaktit me një nga zyrtarët e lartë të MPJD-së që ka rezultuar dje COVID19 pozitiv, jam vetizoluar dhe testuar sot rreth orës 09:00. Po ashtu sot kam anuluar të gjitha aktivitetet e obligimet e parapara, duke vazhduar punën nga vetëizolimi deri në rezultatin e testimit”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Sot, ministrja Haradinaj-Stublla do të duhet të ishte prezente në seancën ndaj saj, meqë akuzohet për raportim të rrejshëm të pasurisë, por që ka munguar me arsyetimin se ka pasur kontakt me me një të infektuar me Coronavirus. /Insajderi.com