Ministrja Hoxha thotë se do të lëvizet pa viza brenda viti – i reagon Fitore Pacolli

Ministrja Hoxha thotë se do të lëvizet pa viza brenda viti – i reagon Fitore Pacolli

Ministria e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë raportimit në komisionin për Integrime ka deklaruar se kosovarët do të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së brenda këtij viti.

Sipas saj Kosova tashmë ka përmbushur kriteret që I janë kërkuar, ndërkaq thotë se tani është në dorë të BE-së të vendosin.

Më tej ka thënë se nga 39 raste të korrupsionit dhe krimit për 30 janë ngritur aktakuza.

Por ndaj deklaratës së saj ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli e cila ka thënë se një raport i tre ekspertëve të BE -së për liberalizimin e vizave i cili i është dorëzuar ministrisë së Integrimeve po mbahet i fshehur nga publiku, pasi sipas saj Kosova çalon në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Po ashtu sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ju thatë se janë shënjestruar 39 raste. Po këto nuk mjaftojnë pasi kërkohen aktgjykime dënuese e jo vetë ngritje të aktakuzave”, ka deklaruar Pacolli.