Ministrja serbe e Infrastrukturës paralajmëron zbatim të projekteve miliardëshe bashkë me Fondin Amerikan

Ministrja serbe e Infrastrukturës paralajmëron zbatim të projekteve miliardëshe bashkë me Fondin Amerikan

Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës e Serbisë, Zorana Mihajloviq, deklaroi sot se ardhja e Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar Amerikan (DFC), është e rëndësishme për lidhjet rajonale, stabilitetin politik dhe financiar, njofton Insajderi.

Në një deklaratë për radio televizionin publik serb, Mihajloviq tha se me këtë Fond Amerikan të Zhvillimit do të zbatohet projekte të infrastrukturës me vlerë 3.7 miliardë dollarë.

“Për Serbinë, ardhja e llojeve të ndryshme të kapitalit dhe investimeve ka një rëndësi të madhe, siç është Fondi Amerikan i Zhvillimit (DFC), i cili është pjesë e qeverisë amerikane dhe me të cilin do të zbatojmë projekte të infrastrukturës me vlerë 3.7 miliardë dollarë. Ne jemi në qendër të rajonit dhe është strategjikisht e rëndësishme që të lidhemi rajonalisht, e cila është politika e Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë sonë, “tha Mihajloviç për RTS. /Insajderi.com