Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në autostradën Beograd-Nish.
Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 20:30 është e përfshirë edhe ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq e cila ka marrë lëndime të lehta trupore.
Mirëpo aksidentit nuk ka mundur t’i mbijetojë një djalë rreth moshës 30 vjeçare i cili ka vdekur në vend.
Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, por siç raportojnë mediat serbe, besohet se viktima ka humbur kontrollin mbi automjetin duke shkaktuar aksidentin ku u përfshinë disa vetura.