Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal në Qeverinë e Serbisë, Marija Obradoviq, është deklaruar rreth propozimit të Kuvendit komunal të Bujanocit që ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i kësaj komune, transmeton Insajderi.
Derisa mori fjalën në seancën e sotme të Kuvendit serb, Obradoviq tha se sot ka nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet ky propozim.
“26 këshilltarë, nga 41 sa ka Kuvendi i Bujanocit, kanë propozuar që Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit. Po, ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë legale kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin. Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit komunal të Bujanocit, që ministri shqiptar, Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit” – deklaroi ministrja.
Sipas saj, nuk mund të shpallet qytetar nderi një person i cili ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, se Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive që në esencë në vlerë prej miliona dollarëve” – ka deklaruar ministrja Obradoviq.
Ndryshe, Kuvendi Komunal i Bujanocit, në seancën e fundit të mbajtur para dy javëve, me shumicë votash ka propozuar që ministri i Punëve të Jashtme të Shqipirisë, Gent Cakaj, të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit. /Insajderi.com