
Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburviq e ka shfrytëzuar tërheqjen e Kosovës nga procesi për anëtarësim në Interpol për t’ia dhënë meritat vetës dhe Qeverisë së Serbisë.
Në një prononcim për mediat serbe, Kuboroviq ka thënë se puna e ministrisë së që ajo e udhëheqë ka bërë që Kosova të tërhiqet nga procesi i anëtarësimit pasi e ka kuptuar se nuk i ka votat.
“Ne si ministri, unë si ministri dhe gjithë Qeveria ka bërë çfarëdo që është e mundur dhe ka luftuar me të gjitha forcat që të binden shtetet të mos e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Interpol”, ka thënë ministrja serbe, raporton Insajderi.
Sipas saj, është fitore e Serbisë që Kosova duke mos qenë pjesë e Interpolit mund të ngrenë aktakuzë por nuk mund të lëshojnë urdhër për arrest sepse nuk janë anëtarë./Insajderi.com