
Ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, në konferencë për media ka deklaruar edhe njëherë se liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të ndodh në fund të këtij viti.
Ajo ka thënë se rekomandimi për liberalizimit të vizave do të publikohet në fund të muajit qershor apo në fillim të muajit korrik, teksa ka shtuar që pret që rekomandimi të jetë pozitivë.
“Rekomandimi nga Komisioni pritet të dal në fund të qershorit apo në fillim të muajit korrik ne presim që rekomandimi të jetë pozitivë. Na është thënë që para pushimeve të verës do të dal me rekomandimet për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar ajo, raporton Insajderi.
Ajo po ashtu ka deklaruar edhe njëherë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, teksa ka shtuar se pritet që në fund të vitit kosovarët të udhëtojnë pa viza.
“Nëse është ashtu siç ne kanë thënë dhe siç e kemi paraparë ne jemi në rrugë të mirë që në fund të këtij vitit të liberalizohen vizat. Gjithsesi Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar ajo./Insajderi.com