Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka deklaruar se vaksinat që Bashkimi Evropian do t’i dhurojë Ballkanit Perëndimor, pos nevojë janë edhe dëshmi dhe solidaritet.
Bashkimi Evropian, ka njoftuar se gjatë periudhës maj-gusht do të dërgojnë në rajonin tonë 651.000 vaksina, përfshirë 97 mijë në Kosovë.
“Ne mund të mbrojmë qytetarët tanë vetëm nëse vendet fqinje të BE-së rrisin sasinë e vaksinave, gjithashtu ”, ka shkruar Roth në Twitter.
Kosova ka siguruar vetëm 24 mijë vaksina nga program COVAX.
Ndërsa, Shqipëria e Serbia pos vaksinave të licencuara nga BE-ja, po i përdorin edhe ato ruse e kineze. /Insajderi.com
.@MiRo_SPD at EU General Affairs Council: “Today’s focus will be on the “rule of law dialogue” which we initiated during Germany’s Presidency of the Council of the EU. It is more important than ever; in 🇪🇺, we still lack a common understanding of what defines the rule of law.” pic.twitter.com/5noCqGEVf3
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) April 20, 2021