"Shtigje të reja"

Minstri Abrashi premton më shumë investime për shtegun e çiklistëve

Minstri Abrashi premton më shumë investime për shtegun e çiklistëve

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, ka premtuar investime të reja për hapjen e shtigjeve për çiklistët, njofton Insajderi.

Përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, Abrashi ka thënë se do ta bëjmë një trup të përbashkët ku do të përfshihen ekspertë të fushës së komunikacionit,  zyrtarët e Ministrisë, grupet e çiklistëve e grupe të tjera të interesit, për të propozuar zgjidhje infrastrukturore për krijimin e shtigjeve për çiklistë.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

 

“Më shumë investime për çiklistët

Bashkë me Berat Rakovica e Gazmir Raci nga Marakli t’Biciklave, dhe më vonë me Dren Zatriqi trajtuam sfidat, shtimin e funksionalizimin e shtigjeve për çiklizëm.

Ditëve në vijim do ta ngritim një trup të përbashkët në përbërje më të zgjeruar, ku do të përfshihen ekspertët e fushës së komunikacionit, zyrtarët e Ministrisë, grupet e çiklistëve e grupe të tjera të interesit, për të propozuar zgjidhje infrastrukturore për krijimin e shtigjeve për çiklistë.

Me fjalë tjera, më shumë çiklizëm, shtigje të reja, turizëm, sinjalizim, sport, investime, transport ekologjik e shëndet”.