Minus 5 mijë vota – rënia e PDK-së në bastionin e kundërshtarit

Minus 5 mijë vota – rënia e PDK-së në bastionin e kundërshtarit

Partia Demokratike e Kosovës, ka pësuar një humbje drastike në Zgjedhjet Lokale në komunën Podujevës. Krahasuar Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit me ato të katër viteve më parë PDK ka mbi 5 mijë vota më pak.

PDK në Zgjedhjet Lokale të vitit 2013, kishte vendosur në garë për të parin e Komunës së Podujevës Naim Fetahun, i cili gjatë atyre zgjedhjeve arriti të grumbulloj gjithsej 12,147 vota ose 33.53% dhe radhitej kandidati i dytë me më së shumti vota, pas Agim Veliut të LDK-së.

(Rezultati i Zgjedhjeve Lokale të vitit 2013)

Ndërsa, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Hajredin Hyseni arriti ti grumbulloj vetëm 7.054 ose 18.22% e tyre.

(Rezultati i Zgjedhjeve Lokale të vitit 2013)

Në tërë këtë çështje fitues i vetëm mbetet kandidati i LDK-së që vazhdon të mos i “lëkundët karrika” e të parit të Komunës, Agim Veliu.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka vazhduar rritjen e votave në komunën e Podujevës. Veliu ishte afër të fitonte edhe një mandat në këtë komunë në zgjedhjet e 22 tetorit madje qysh në rundin e parë.

Ai fitoi 48 për qind të votave ndërsa do të përballët me kandidatin e VV-së, Ajet Poterën./Insajderi.com