Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar aktivitet për nder të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke falënderuar këtë shtet për përkrahjen e vazhdueshme, transmeton Insajderi.
Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi i përgëzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i uruar fat dhe falënderime për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Ju priftë e mbara jo 100 vjet por 1000 vjet, arsyeja është sepse na keni dalë në ndihmë dhe në përkrahje aty ku ka qenë personaliteti jonë në rrezik” theksoi Rexhepi, raporton EO.
Tutje ai shtoi që në kohë të luftës e të dhunimeve ishte e vetmja ShBA që u ka dalë në ndihmë
“Do të jemi aleat me ju dhe kudo ku jeni ju edhe kur festoni por edhe kur keni dhimbje” deklaroi ai, duke shtuar se edhe republikanët edhe demokratët kanë bërë shumë në shtetformim.
Biden sonte sipas orës lokale në Kosovë do të marr detyrën e presidentit të ShBA-së. Ai do të jetë Presidenti i 64 në histori të këtij shteti. /Insajderi.com