Miratohen katër projektligje nga Qeveria Hoti në mbledhje virtuale

Miratohen katër projektligje nga Qeveria Hoti në mbledhje virtuale

Me kërkesë të kryeministrit, Avdullah Hoti, Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje virtuale është mbajtur mbledhja e 20’të e kësaj qeverie në të cilën janë miratuar katër projektligje.

Në këtë mbledhje janë miratuar projektligje, rregullore dhe vendime të fushave të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara, në Programin Legjislativ për vitin 2020 do të përfshihet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, lidhur me Financimin e Programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit. Gjithashtu me këtë plotësim-ndryshim, Projektligji për Zhvillim Rajonal bartet nga Programi Legjislativ i vitit 2020 në Programin Legjislativ të vitit 2021.

Me vendime të veçanta, në mbledhjen e Qeverisë Hoti, janë miratuar këto projektligje: 1. Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës. 2) Projektligji për Pronën Publike. 3) Projektligji për Tokën Ndërtimore. 4) Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës. /Insajderi.com/