Miratohen masat e reja kundër COVID-19

Miratohen masat e reja kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të enjte masat e reja kundër Coronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në një konferencë për media ka treguar se cilat janë masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga e shtuna, e për të cilat tha se do të kenë efekt vetëm nëse zbatohen në praktikë.

Siaps masave të reja, ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.

Gjithashtu, hyrja në Kosovë iu lejohet personave që posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy vaksina (vetëm me një nëse është nga Johnson & Johnson). Ata që janë me një dozë të vaksinës duhet të kenë edhe testin PCR negativ dhe personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajit e fundit ose është testuar negativ në 48 orët e fundit.

Hiqet obligimi i bartjes së maskës në hapësira të hapura, por jo edhe për ambiente të mbyllura.

Në hapësirat garuese në ambiente të mbyllur lejohet prania e shikuesve deri në 10 %, derisa në hapësirat garuese në ambientet e jashtme deri në 30 %.

Po ashtu, lejohet aktiviteti i bibliotekave, kinemave dhe teatrove deri në 50 % të kapacitetit dhe rihapen fitneset dhe palestrat./Insajderi.com