Miratohet buxheti komunal për vitin 2020 në Rahovec

Miratohet buxheti komunal për vitin 2020 në Rahovec

Kuvendi Komunal në Rahovec mbajti mbledhjen e radhës, nën kryesimin e kryesuesit Afrim Dina dhe në praninë e kryetarit Smajl Latifi, ku me 21 vota pro, dy kundër dhe gjashtë abstenime, kuvendarët miratuan buxhetin komunal për vitin 2020.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, thotë se buxheti komunal krijohet nga grante qeveritare dhe të hyrat vetanake, dhe theksoi se buxheti duhet të miratohet edhe si interes i qytetarëve.

Buxheti komunal për vitin 2020 do të jetë 14.735.841.00 euro, ku hyjnë të hyrat vetanake të planifikuara në shumë prej 1.156.841.00 euro.

Për paga dhe mëditje janë dedikuar 8.644.220.00 euro, për mallra dhe shërbime janë të dedikuara 1.594.330.00 euro, shpenzimet komunale kapin shifrën prej 280.500.00 euro.

Për subvencione dhe transfere është paraparë të shpenzohen 311.000.00 euro, ndërkaq për investime kapitale 3.905.770.00 euro.