Miratohet projekti për sigurimin e të drejtës së grave në pronë

Miratohet projekti për sigurimin e të drejtës së grave në pronë

Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se miratimi i këtij udhëzimi krijon mundësi stimuluese që pronat të regjistrohen edhe në emër të grave  në mënyrë që edhe ato të jenë pronare.