Miratohet projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Miratohet projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Pavarësisht se ky projektligj në seancën e kaluar shkaktoi debat të madh mes pozitës dhe opozitës, ai sot mori 46 për dhe 14 vota kundër.

Në anën tjetër nuk u arrit që të miratohet Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020.

Ndërkohë pika e rendit të ditës lidhur me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për miniera dhe minerale, është larguar nga rendi i ditës derisa komisioni të kryej punën e vet.