Agjencia Kosovare e Privatizimit do të bëhet me bord të ri

Agjencia Kosovare e Privatizimit do të bëhet me bord të ri

Qeveria e Kosovës do të propozojë një bord të ri për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, pasi nuk është miratuar Raporti i Punës së këtij institucioni, njofton Insajderi.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi para mediave se në Komisionin për Ekonomi të martën, deputetët e kësaj partie kanë rekomanduar shkarkimin e bordit të AKP-së.

Ajo theksoi se ky rekomandim tashmë do t’i përcjellët Kuvendit.

“Me këtë kemi hapur rrugë që Qeveria të propozojë bord të ri. Ajo çka ne kemi konkluduar është se ka qenë një performancë tepër e dobët. Është kthyer si institucion në shërbim të vetvetes, duke i shkaktuar dëm ekonomisë së vendit”, pohoi Kusari-Lila./Insajderi.com