“Mirë i bofshin votë” – Haradinaj tregon a qëndrojnë prapa sulmit ndaj Hotit

“Mirë i bofshin votë” – Haradinaj tregon a qëndrojnë prapa sulmit ndaj Hotit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth gjuajtjes me vezë ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hoti.

Në një intervistë për televizionin T7, Haradinaj kur është pyetur se a qëndron partia e tij për gjuajtjen me vezë, ai ka thënë se mirë i bofshin, raporton Gazeta Insajderi.

“Mbrapa jo, por kush e heq taksën mirë i bofshin edhe votë”, ka thënë shkurt Haradinaj.

Zëvendëskryeministri Hoti është sulmuar para disa ditësh me vezë afër objektit të Qeverisë së Kosovës.

“Taksën s’ban me hjek. Taksën s’ban me hjekë”, dëgjohej të thotë një person, që mbase ka hedhur vezët në drejtim të Hotit. /Insajderi.com