Qeveria e Kosovës po vazhdon të qëndrojë e heshtur kundrejt thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për largim nga pozita të zyrtarëve të lartë ndaj të cilëve " />

Mirëpriten sanksionet e Amerikës për të korruptuarit

Mirëpriten sanksionet e Amerikës për të korruptuarit

Qeveria e Kosovës po vazhdon të qëndrojë e heshtur kundrejt thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për largim nga pozita të zyrtarëve të lartë ndaj të cilëve ka të ngritura aktakuza. Zyrtarët qeveritarë nuk i kanë komentuar as sanksionet që Ambasada e SHBA-së i ka vendosur kundrejt këtyre personave. Analistët politikë në vend thonë se edhe ambasadat tjera duhet të veprojnë njësoj, duke izoluar tërësisht politikanët e korruptuar.

Pas shpërfilljeve të qeverisë “Haradinaj” ndaj thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për largim nga pozitat e larta zyrtare të individëve të dënuar për krime lufte, nën aktakuzë aktive për krime të rënda dhe të dyshuar për keqpërdorim të rëndë të pozitës zyrtare, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka marrë një tjetër veprim.

Të enjten kjo ambasadë ka vendosur që këta persona, të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit, të mos marrin viza për të udhëtuar në Amerikë. Ambasada ka përmendur individët e përfshirë në rastet “Pronto”, rastin e vizave italiane, ikjen nga burgu i Dubravës, rastin “Toka”, rasti Viza si dhe në raste të tjera të ngjashme. Ambasada Amerikane në Prishtinë ka theksuar se qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mban individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese.

Gazeta Insajderi kohë më parë ka publikuar përgjimet ku dëgjohen Grabovci dhe të tjerët duke diskutuar për punësimin e njerëzve në bazë të preferencave partiake.

RASTI PRONTO, GRABOVCI DHE TË TJERËT SOT NË GJYQ

Adem Grabovci e Besim Beqaj kishin marrë kompetenca të plota nga Hashim Thaçi, që në krye të tri ndërmarrjeve publike, PTK, Infrakos dhe Traikos të vendoseshin njerëzit që përfaqësonin interesat e tyre. Një seri përgjimesh telefonike të Grabovcit dhe Beqajt dëshmojnë këto plane që ishin finalizuar me emërime.

Dy vite pasi u publikuan këto përgjime, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 11 personave të përfshirë në rastin Pronto.