Mish dhe muzikë live – Thaçi dhe Haradinaj drekojnë bashkë

Mish dhe muzikë live – Thaçi dhe Haradinaj drekojnë bashkë

Menjëherë pas përkujtimit të Betejës së Kosharës, ku dhanë deklarata të forta, krerët shtetërorë kanë ngrënë mish së bashku në Gjakovë e janë argëtuar me muzikën live të Shkelzen Jetishit.

Presidenti Hashim Thaçi pati deklaratë të fortë sot në përvjetorin e 19’të të Betejës së Kosharës ku tha se kërcënimeve të Serbisë, Kosova do t’u përgjigjet me pushkë, sic ka bërë para dy dekadave.

Pas saj, Presidenti Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryediplomati Behgjet Pacolli e shumë zyrtarë të tjerë janë kanë ngrënë drekë së bashku, me muzikë “live”.

Këngëtari Korab Jetishi ka publikuar një video në Facebook, teksa Shkelzen Jetishi i argëtonte zyrtarët e lartë shtetërorë.

https://www.facebook.com/korab.jetishi.7/videos/vb.567293219/10155745193148220/?type=2&video_source=user_video_tab