Mishi i papjekur i pulës i merr jetën 37 vjeçares e cila ishte për pushime në Greqi

Mishi i papjekur i pulës i merr jetën 37 vjeçares e cila ishte për pushime në Greqi

Pushimeve në Greqi të një 37 vjeçareje, u erdhi fundi para kohe. Kjo pasi mishi i papjekur i pulës, e bëri Natalie Rawnsley, të ndërronte jetë.

Madje burri i saj bëri me dije se pasi ishin ushqyer me fëmijët e tij dhe gruan, gruaja e tij kishte filluar të kishte shqetësime.

Në orën 3 të mëngjesit kur Natalie filloi të villte në banjën e hotelit atëherë ai ka vërejtur se nuk është në rregull duke njoftuar mjekun.

Sipas tij u deshën 4 orë që mjeku të arrinte në vendin ku ndodhej e gjithë familja bashkë me 37 vjeçaren.

E pas disa vështirësive me mjekun, ata kanë vënë re se pulsi i zemrës po binte, ndërsa ai thotë se pas 36 orësh tentim për ta shpëtuar Natalie Rawnsley, humbi jetën tragjikisht nga një kafshatë e mishit të pulës.

Sipas profesorit Sebastien Lucas ky fenomen ka shpjegim, duke supozuar se është një infeksion E-Coli – që vjen nga pulat e papjekura.

”Kjo varet nga ajo që janë gjenet tuaja. Duket sikur zonja Rawsley kishte gjenet e ”gabuara” për të përtypur diçka të tillë, thotë ai.

Profesor Lucas konfirmoi se nuk mund të bëhet shumë pasi të vihet infeksioni i tillë, njofton Klan Kosova.

Ai tha se Natalie ishte personi i tretë që kishte parë të vdiste në këto rrethana deri më tani këtë vit në Greqi.

Siç duket nuk është mirë të ushqehemi me mish të pa pjekur pule pasi është burim i infeksionit E-Coli e për të cilën duket se nuk ka ndonjë një kurë magjike.