Misionari OSBE-së në Kosovë që kalon në Serbi: Do ta keni një mik në Beograd

Misionari OSBE-së në Kosovë që kalon në Serbi: Do ta keni një mik në Beograd

Jan Braathu nga misioni i OSBE-së në Kosovë do të kalojë në misionin e kësaj organizate për siguri në Beograd. Por, kjo nuk humbje për Kosovën pasi ai tha se “nuk po e humbi një shok, por do ta keni një mik në Serbi”.

“Ne kemi pyetur se çka mund të i’u ndihmojmë, këtu. Të jeni i sigurt se nuk po e humbni një shok, por do të keni një mik në Beograd”, tha ai.

Këto komente i bëri gjatë një takimi me zëvendës-kryeministrin në detyrë, Besnik Tahirin.

Tahiri falënderoi Braathu-n për ndihmën ndaj Kosovës që sipas të dytit në Qeveri ishte mbështetje “pa kursim”.

“Ambasadori Braathu do të mbetet një ndër miqtë dhe një ndër diplomatët, që kanë ndihmuar pa asnjë kursim ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë dhe sidomos forcimin e partneritetit mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar”, tha Tahiri. /Insajderi.com