Misionet diplomatike hapin librin e ngushëllimeve për Bajram Rexhepin

Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës do të hapin librin e ngushëllimeve për ish-Kryeministrin, Bajram Rexhepi

Pas ndarjes nga jeta të ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, të gjitha Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë janë udhëzuar që të hapin librin e ngushëllimeve në shtetet ku ata janë të akredituara.

“Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur për tre ditë radhazi sipas orareve të caktuara paraprakisht nga vetë Misionet Diplomatike në shtet respektove”, thuhet në njoftim.

Veç kësaj, në mbështetje të vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e shpalli ditën e martë si ditë zie në Republikën e Kosovës, të gjitha Misionet Diplomatike janë udhëzuar që flamujt shtetëror të ulen në gjysmështizë në vendet ku ata shërbejnë./Insajderi.com