Mitrovica sot shënon Ditën e Dëshmorëve

Mitrovica sot shënon Ditën e Dëshmorëve

Komuna e Mitrovicës këtë të diel (më 6 qershor), shënon Ditën e Dëshmorëve të Kombit, njofton Insajderi.

Për nder të kësaj dite, nën patronazhin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Mitrovicë, sot do të mbahen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Me këtë rast, njoftohen familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët e interesuar se në ora 11:00 do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës. /Insajderi.com