
Një 22-vjeçar është arrestuar të premten në Mitrovicë nën dyshimin se ka therur me thikë babanë e tij, 58-vjeçar, njofton Insajderi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:40 në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderi-n zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Ju konfirmojmë se është arrestuar i dyshuari A.B., 22-vjeçar, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit. Rasti është iniciuar si ‘Vrasje në tentativë’”, ka thënë Zahiti.
Ai tutje ka bërë të ditur se viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, për shkak të lëndimeve të marra nga therja me thikë./Insajderi.com