Mitrovicë: Dy të burgosur ngjiten në kulmin e burgut, kjo ishte kërkesa e tyre

Mitrovicë: Dy të burgosur ngjiten në kulmin e burgut, kjo ishte kërkesa e tyre

Dy të burgosur janë ngjtur në kulmin e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, mëngjesin e së martës duke kërkuar që të biedojnë me prokurorin.

Vetëm pas bisedës me të, ata janë pajtuar që të zbresin poshtë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

“Të burgosurit kanë dëmtuar grilën e dritares së dhomës, pastaj kanë dëmtuar edhe dritaren dhe kanë arritur të ngjiten lartë në kulm të QP Mitrovicë. Pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pakënaqur me gjykatën, me ç’rast  kanë kërkur të bisedojnë  me prokurorin, dhe pas bisedës me prokurorin në prezencë edhe të policisë dhe zv.drejtorit të Përgjithëm të SHKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë pajtuar të zbresin poshtë”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka bërë me dije se lidhur me këtë rast, SHKK’ja ka themeluar Komision Hetimor, i cili do ta hetojë rastin e pastaj të marrë një vendim për dy të burgosurit./Insajderi.com