Mitrovicë e Veriut: Goditet nga vetura, vdes një person

Mitrovicë e Veriut: Goditet nga vetura, vdes një person

Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e së shtunës pasi është goditur nga një veturë, shoferi i të cilës nuk është identifikuar në Mitrovicën e Veriut, njofton Insajderi.

Sipas, policisë trupi i pa jetë i viktimës së paidentifikuar dyshohet të jetë shtetas i huaj.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur kur një person me një veturë e ka goditur viktimën me veturë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia njoftoi se rasti është duke u hetuar.

“Mitrovicë Veri 17.04.2021-20:00. Raportohet se në Rr. Kombëtare është gjetur një trup i pa jetë i pa i identifikuar, dyshohet të jetë shtetas i huaj. Aksidenti trafiku dyshohet të ketë ndodhur kur një person i pa identifikuar me një veturë NN e ka goditur viktimën me veturë dhe si pasojë e saj viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes” thuhet në njoftim. /Insajderi.com