Mitrovicë: Konfiskohen rreth 70 pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Mitrovicë: Konfiskohen rreth 70 pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të martën në Mitrovicë, ku ka konfiskuar rreth 70 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Aksioni ka ndodhur në fshatin Kçiq.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi-n Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.

“Mund të ju konfirmoj se rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale janë sjellë në Doganën e Kosovës. Këto pajisje janë konfiskuar nga një aksion nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e më pas jemi njoftuar edhe ne si Doganë”./Insajderi.com