
Një person ka tentuar të hidhet nga çatia e objektit të Komunës së Mitrovicës të martën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, mirëpo pas intervenimit të policisë, i njëjti ka arritur të zbresë nga çatia.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili njoftoi se personi në fjalë është dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.
Ndërkohë, disa dëshmitarë i kanë thënë mediumit lokal “Jepi zë” se personi ka kërcënuar me vetëvrasje./Insajderi.com