Mitrovicë – Persona të panjohur sulmojnë me mjet të mprehtë një serb

Policia në Mitrovicë raporton se një person i komunitetit serb është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa viktima mbetet për t’u intervistuar pasi të përmirësohet gjendja shëndetësore.