Një person pësoi sulm teksa voziste sot biçikletën dhe u rrëzua në sheshin e Mitrovicës, njofton Insajderi.
Njësitë policore dhe disa qytetarë të cilët qëlluan afër, reaguan menjëherë duke i thënë atij ndihmë, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe emergjenca, të cilët i dhanë viktimës ndihmën e parë.
Rasti është bërë i ditur në një postim në rrjetet sociale nga “Jepi Zë”, ku bëhet e ditur se personi në fjalë është mirë dhe me vetëdije, por që ka marrë një lëndim në kokë nga përplasja.
Shkrimi i plotë:
Qytetarët, policët dhe Emergjenca shpëtuan një qytetar që pësoi sulm teksa voziste bicikletën
***
Një burrë pësoi sulm teksa voziste bicikletën dhe u rrëzua në sheshin e Mitrovicës.
Policia dhe disa qytetarë që qëlluan afër reaguan menjëherë për ta ndihmuar.
Pas pak minutash erdhi edhe emergjenca, të cilët i dhanë ndihmën e parë.
Burri tani është mirë dhe me vetëdije, përveç një lëndimi në kokë nga përplasja. /Insajderi.com/