Nxënësit e shkollës fillore Eqrem Çabej në Mitrovicë rrezikohen çdo ditë kur ma" />

Mitrovicë: Rrezikohen nxënësit e shkollës fillore Eqrem Çabej

Mitrovicë: Rrezikohen nxënësit e shkollës fillore Eqrem Çabej

Nxënësit e shkollës fillore Eqrem Çabej në Mitrovicë rrezikohen çdo ditë kur marrin rrugën e tyre për në shkollë, raporton gazeta online Veriu.info

Rruga që çon për në objektin shkollor, respektivisht trotuaret e këmbësorëve janë të bllokuara nga veturat e shumta që parkohen në këtë pjesë të qytetit të Mitrovicës, duke e rrezikuar kësisoj jetën e nxënësve që detyrohen të ecin në mes të rrugës.

Kjo situatë ka alarmuar prindërit e nxënësve, në veçanti atyre të klasave të para të cilët përmes një kërkesë publike u janë drejtuar qytetarëve që të kenë kujdes me parkimin e veturave të tyre.