
Një person është arrestuar të dielën në Mitrovicë, pasi kishte shkuar te banesa e ish-bashkëshortes dhe e kishte kanosur, njofton Insajderi.
Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar te banesa e viktimës ish bashkëshortes se tij femër shqiptare me shtetësi të Shqipërisë e me vendbanim të përhershëm në Kosovë”.
“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com