Mitrovicë: Sulmohet fizikisht, viktima thotë se i dyshuari e kishte dhunuar seksualisht atë disa herë

Mitrovicë: Sulmohet fizikisht, viktima thotë se i dyshuari e kishte dhunuar seksualisht atë disa herë

Një vajzë është dhunuar e më pas edhe është sulmuar fizikisht nga një person, gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, njofton Insajderi.

Rastin në polici e ka raportuar vetë viktima, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari e kishte dhunuar seksualisht edhe disa herë të tjera atë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës nga ku edhe ishte intervistuar.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse policia njofton se rasti po vazhdon të hetohet.

“Mitrovicë 16.08.2020-10:20.Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë e cila gjatë intervistimit ka deklaruar se nga i dyshuari lartcekur është dhunuar disa herë seksualisht. I dyshuari është arrestuar  i cili me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com