
Një person ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në spitalin rajonal të Mitrovicës, njofton Insajderi.
Viktima ishte duke u trajtuar në spital pasi ishte aksidentuar më datë 25 të këtij muaji në pjesën veriore të Mitrovicës.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i është lëshuar familjarëve për ceremoni mortore.
“Mitrovicë Veri 25.12.2020-18:45. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës, me 30.12.2020 ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë i është lëshuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com