
Mjekët dhe infermierët janë punonjësit të cilët çdo vit e festojnë Vitin e Ri në vendin e tyre të punës.
Ndonëse shumë prej tyre do të kujdestarojnë në ndërrimin e moteve, ata nuk kanë hezituar që t’ju dërgojnë urime të dashurve të tyre, miqve dhe kolegëve nga rrjetet sociale.
“Nata e fundit kujdestar në vitin 2019 ,ne vijen e parë te frontit, ne Emergjencë por pa rrezikshmeri. Uroj që viti 2020 te jetë vitë i mbarë për te gjithe,shendet e gjitha te mirat per popullaten tonë,dhe te fala për parlamentin e gjykatën,ligjin e pagave(retroaktiv),poashtu aprovone pa vonesë rrezikshmerine e emergjences,dhe profileve tjera që e meritojnë. Suksese,gëzuar!”, ka shkruar Dr. Valdet Berisha nga Klinika Emergjente.
Festën e ka uruar edhe drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu, dhe kolegët e tij nga Kardiologjia Invazive. “Gëzuar 2020, nga ekipa kujdestare e Kardiologjisë Intervente! Shëndet e shumë dashni!”, ka shkruar Dr. Jetmir Sejdiu.
“Një vit i mbarë edhe në aspektin profesional e të mirëqenies për të gjithë kolegët e mi!”, thuhet në urimin e Dr. Aurora Bakallit.
“Urime këtë festë të Vitit të Ri. Le t’ju sjellë ky vit gjënë më të bukur të jetës dhe njëkohësisht le të jetë vit i arritjeve te juaja. Zoti le t’ju dhurojë atë që më së shumti dëshironi dhe le t’ju ruaj atë që posedoni, t’ju mbushë zemrat me gëzime dhe plot me dashuri. Sukseset dhe harmonia le t’ju përqafojnë në çdo faqe dhe hap të jetës. Gëzuar!”, thuhet në urimin e Kolegjiumit të Kirurgëve në Facebook.
“Me plotë sfida punë angazhime pra,Stafi i Klinikës Infektive-QKUK, në emër të drejtoreshës Dr. Linda Ajazi Berisha , gjithëve ju uron një vitë të mbarë me plotë shendet e suksese në familjet tona,poashtu, i falenderon gjithë bashkpuntorët profesional dhe gjithë stafin pêr bashkpunim per vitin 2019”, thuhet në urimin e Klinikës Infektive të QKUK-së.
Gëzuar Vitin e Ri ua kanë uruar edhe patologët. “Gezuar 2020! Shendet dhe mbaresi per te gjithe nga stafi i Institutit te patologjisë”, thuhet në urimin e drejtoreshës së Instituteve Dr. Rina Limani. /Gazeta Shneta/